Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përmbyllje të vizitës në Portugali ka pasur një bashkëbisedim me komunitetin e biznesit.
Presidentja Osmani ka thënë se shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona duhet dhe kanë potencial të rriten, duke reflektuar kështu raportet e shkëlqyeshme politike e diplomatike.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Vizita në Portugali nuk kishte se si të përmbyllej pa një bashkëbisedim me komunitetin e biznesit.
Shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona duhet dhe kanë potencial të rriten, duke reflektuar kështu raportet e shkëlqyeshme politike e diplomatike. Para përfaqësuesve të bizneseve që operojnë në fushën e teknologjisë, inxhinierisë, sigurimeve, shëndetësisë, aviacionit, energjisë dhe sektorit bankar fola për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova dhe mundësitë për investime të huaja.