...

Presidentja Shiroka Pula uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhje

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me dy mandate të fituara në Kuvendin e Serbisë, dëshmuan se bashkimi politik, besimi i qytetarëve dhe përkushtimi i përbashkët sjellin rezultat.

Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve.

Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi.

This site is registered on wpml.org as a development site.