...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ipeshkvin, Imzot Dodë Gjergji

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare, në shërbim të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, kultivimin e harmonisë ndërfetare dhe forcimin e frymës së solidaritetit e të bashkëjetesës.

This site is registered on wpml.org as a development site.