Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN


