...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Avni Mustafajn dhe Anila Hykën, anëtarë të Bordit të organizatës GERMIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Avni Mustafajn dhe Anila Hykën, anëtarë të Bordit të organizatës GERMIN, me të cilët diskutoi për rolin e diasporës dhe mundësitë e përfshirjes së saj në zhvillimin e Kosovës.

Presidentja vlerësoi angazhimin e GERMIN-it në forcimin e lidhjeve me diasporën dhe theksoi se profesionistët, sipërmarrësit dhe akademikët shqiptarë jashtë vendit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Më tej, Presidentja Shiroka Pula theksoi gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin me GERMIN-in dhe organizatat e diasporës, me qëllim të krijimit të mundësive konkrete për angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.