...

Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pranoi një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.

Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.

Në letrën e urimit, Presidenti Seguro uroi që, gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.