...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

This site is registered on wpml.org as a development site.