...

Presidentja Shiroka Pula pranon letër urimi nga Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e urimit, nënkryetari Camaj ka shprehur bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, në frymën e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit rajonal.

Nënkryetari Camaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve në forcimin e lidhjeve ndërmjet tyre dhe promovimin e vlerave demokratike, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.