Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Diakhar FAYE, me rastin e marrjes së mandatit.
Në letrën e tij, Presidenti FAYE i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me Presidenten Shiroka Pula për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.