Presidentja e Republikës së Kosovës, Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e vendit.
Ajo vlerësoi veçanërisht vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, duke theksuar se kjo dëshmon përkushtimin afatgjatë të këtij shteti ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
Në takim, Presidentja Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO.


