...

Presidentja: Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Reçak, në 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm.

Flet nëpërmjet dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit në mënyrën më mizore të mundshme.

Flet nëpërmjet thirrjes sonë të vazhdueshme për drejtësi!

E flet, poashtu, nëpërmjet brezit të ri, fëmijë të buzëqeshur, të lumtur, e mbi të gjitha, të lirë!

Gjaku i të rënëve të Reçak e në gjithë Kosovën u bë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë!

Lavdi të gjithë të martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.