presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka vendosur kurorë lulesh tek memoriali “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Presidentja Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë, qëndrojmë së bashku me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.