...

Presidentja: Pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa.

Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri.

Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.