DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit.

Presidentja Osmani ka thënë se megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi. 

“Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë sonë.  

Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi. 

Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës. 

Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.