presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, ndaj ne duhet të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe përfshirjes së personave me sindromën Down.

Në vijim gjeni të plotë mesazhin e Presidentes Osmani:

Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe përfshirjes së personave me sindromën Down.

Na duhet angazhim i përbashkët për një shoqëri ku të gjithë vlerësohen për atë që janë dhe ku secili ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë.

Duke sfiduar paragjykimet tona, krijojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, në të cilën të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar.

Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, ndaj ne duhet të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.