DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, në Vatikan.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut.

Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.
Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.