presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Zonja Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, vizituan kooperativën “Krusha”, me ç’rast u pritën nga zonja Fahrije Hoti.

“Dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark ishim në Krushë me ç’rast EULEX-i dhuroi një donacion për kooperativën Krusha dhe ne u zotuam për të vijuar mbështetjen”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Zonja Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit.
Dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark ishim në Krushë me ç’rast EULEX-i dhuroi një donacion për kooperativën Krusha dhe ne u zotuam për të vijuar mbështetjen.
Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera.
Zonja Fahrie dhe gratë e kooperativës “Krusha” janë konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt.
Mbështetja për to do të jetë e vazhdueshme, sepse suksesi i grave të Krushës është sukses i Kosovës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.