Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.
“Kënaqësi të bisedoj me Presidentin Milanović. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme si një kontribuues i rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Presidentja Osmani.