DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase. Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grøndahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.