Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitave të komunave të vendit, ka vizituar sot komunën e Drenasit.
Me këtë rast, Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Presidentja gjatë kësaj vizite është takuar me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.
Gjatë vizitës në Drenas, Presidentja ka vizituar edhe Parkun e Biznesit dhe ka qëndruar edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.
Postimi i plotë i Presidentes:
Vizita në Drenasin e trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave që kanë sakrifikuar aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot!
Komuna e Drenasit po dëshmohet si shembull i qeverisjes transparente dhe i fuqizimit të grave në vendimmarrje.
Faleminderitit Kryetarit Lladrovci dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit për mikpritjen e jashtëzakonshme!