Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të ri çek, Petr Pavel, i cili u zgjodh president i ri i Republikës Çeke.
“Urime Petr Pavel në zgjedhjen e juaj President i Republikës Çeke. I gëzohem punës së përbashkët për t’i forcuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për të çuar bashkëpunimin Kosovë-Çeki në nivele më të larta. Ju uroj sukses në këtë post të rëndësishëm”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani.