Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
“Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashtershme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.