Gjatë qëndrimit në ShBA, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim edhe nga Presidenti i Universitetit të Harvardit, z. Lawrence Bacow.
“Vërtet frymëzuese të dëgjosh për ndikimin e jashtëzakonshëm që kanë pasur Universiteti i Harvardit dhe studentët e tij në formësimin e të ardhmes së akademisë në SHBA dhe për fuqizim e mendjeve brilante nga e gjithë bota”, theksoi Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ishte folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare “Global Empowerment Meeting” të organizuar nga Universiteti i Harvardit në Cambridge, Massachusetts, nën temën “Rritja në një botë të gjelbër” (Growing in a Green World).
Fjalimi i plotë i Presidentes: