Gjatë qëndrimit në ShBA, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar një grup studentësh shqiptarë në Universitetin e Harvardit.
Presidentja Osmani ka thënë se në takim me studentët shqiptarë është njoftuar me ambiciet dhe kontributin e tyre në këtë universitet.
“Mirënjohëse që dëgjova për rrugëtimet dhe shpresat e tyre. Vendosmëria dhe përkushtimi i tyre për të bërë ndikim pozitiv është vërtetë frymëzues”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN