Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas ka takuar një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga “Imagine International Academy”, të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë.
Në takim me ta, Presidentja Osmani i ka falënderuar për kontributin dhe në shenjë mirënjohjeje ua ka ndarë një mirënjohje.