DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda: Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në takim me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, e falënderova dhe ritheksova përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale. Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.