Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të SHBA-ve, është takuar me Presidentin e Liberisë, Joseph Boakai.
Në takim, Presidentja Osmani dhe Presidentin Boakai kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve.
“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.