DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar Presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Presidentja Osmani e uroi Presidentin Rinkēvičs për zgjedhjen e tij, duke shprehur përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe Letonisë, të cilat kanë themelet në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate.

Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.