presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 25 vjetorin e vrasjes.

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:

25 vite më parë, nga një vrasje tinzare në Tiranë, e fitoi përjetësinë kolonel Ahmet Krasniqi.

Kolonelin e vranë, porse jo lirinë, idealin, ëndrrën dhe angazhimin e përjetshëm të tij.

Për kolonelin ka kush të shkruaj sot e përjetë, sepse ai është historia jonë, ai është historia e shtetit të Kosovës.

Veprimtaria e kolonelit është mbështetur mbi trashëgiminë e babait, të tij, i cili gjithashtu ishte një luftëtar për lirinë e kombit.

Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti dhe qindra heronj, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tij.

Liria e Kosovës do të ketë më shumë kuptim kur borxhin ndaj kolonelit do ta përmbushim duke zbardhur vrasjen e tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.