presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Haitit, Jean Victor Généus

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Généus.

Në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit.

U diskutua edhe për situtën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.

Presidentja Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.

Në takim me ministrin Généus, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosvës është prioritet shtetëror. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.