Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Doha Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror.
Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm.