DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Kongresistin republikan Keith Self

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Keith Self.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Nga bashkëpunimi bilateral e deri tek zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, biseda me Kongresistin republikan Keith Self ishte një vazhdimësi e bisedës sonë në Teksas muaj më parë.

Kosova historikisht ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë së fortë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithnjë edhe më të afërt, mund të hapim shumë kapituj të rinj në dobi të të dyja vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.