Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Kongresistin Keith Self.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë.