Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.
Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas.