Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm.