DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Shtetet e Bashkuara, përmes kontributit të jashtëzakonshëm të USAID-it, vazhdojnë të jenë krah nesh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot amandamentin e Marrëveshjes për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara, në shumë shtesë prej 34.5 milion dollarësh.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Kisha nderin që sot ta nënshkruaj amandamentin e Marrëveshjes për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara, në shumë shtesë prej 34.5 milion dollarësh.

Kjo marrëveshje, e cila arrinë shumën totale prej 142.6 milion dollarësh, është rikonfirmim i vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Mirënjohës që në të gjitha këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara, përmes kontributit të jashtëzakonshëm të USAID-it, vazhdojnë të jenë krah nesh.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.