Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe me delegacionet kanë bërë homazhe sot, për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, ka shkruar Presidentja Osmani.