presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën sot në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Presidentja Osmani ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! 

“Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! 

Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.

Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.