presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, të cilin e uroi për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, në krye me Njomza Eminin, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Presidentja Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t`ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.