DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës drejtorin e zyrës së Fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee dhe në takim njoftues drejtorin e sapoemëruar, dr. Peter Hurrelbrink.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë kontributin e FES-it, në mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e vendit, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin politik të të rinjve dhe grave, si dhe zbatimin e shumë programeve në dobi të qytetarëve të Kosovës. Krahas kësaj, Presidentja Osmani falënderoi z. Schlee për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe zyrës së FES-it, në Kosovë gjatë edicionit të kaluar të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkëpunim ky i cili u rikonfirmua për edicionin e sivjetshëm.

Duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Zyrën e Presidentes, z. Schlee me këtë rast prezantoi Dr. Peter Hurrelbrink, drejtorin e ri të zyrës së FES-iz, në Kosovë. Me këtë rast, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.