DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit të zhdukur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kabinetin qeveritar si dhe me familjarë të personave të pagjetur, kanë bërë nderime sot tek Memoriali për të Pagjeturit, në Prishtinë.

Postimi i plotë i Presidentes:

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve qëndrojmë së bashku në solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për ta adresuar vazhdimisht këtë çështje derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur.

Ata presin familjarët e tyre, ne presim qytetarët tanë! Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit!

Serbia akoma fle mbi varreza masive. Udhëheqësit e këtij shteti që akoma nuk është ballafaquar me të kaluarën, kanë obligim t’i hapin arkivat!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.