Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Julian Sassel, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e deritashëm në Kosovë dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.
Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje ambasadorit Sassel për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.