presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim kosovaren e vetme në ligën elitare të basketbollit NBA

Presidentja e Republikës Vjosa Osmani ka pritur në takim basketbollisten kosovare, Edona Thaqi, e cila po zhvillon karrierë të suksesshme në ligën elitare të basketbollit NBA, në ShBA.

Presidentja Osmani e ka përgëzuar basketbollisten Thaqi për arritjet e saj në basketboll dhe ka theksuar se afirmimi i saj është edhe afirmim i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku vajzat kosovare po dëshmojnë paraqitje kulminante në shumë diciplina sportive.

Znj.Thaqi ka bërë të ditur se gjatë verës do ta mbajë një kamp trajnimi me vajzat e reja basketbolliste me trajnerë të huaj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.