presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike, Madeline Knox dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, rajon dhe kontinentin evropian.

Presidentja Osmani e informoi znj. Knox mbi zhvillimin demokratik të Kosovës, sfidat rajonale, si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me partnerët britanikë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Në takim u bisedua edhe për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, që mblodhi krerë shtetesh nga anembanë bota për ta nderuar trashëgiminë historike të Mbretëreshës së ndjerë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi lartë rolin bashkues të Mbretëreshës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.