presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim boksierin kosovar me famë botërore Haxhi Robin Krasniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim boksierin kosovar më famë botërore Haxhi Robin Krasniqi, të cilin e ka përgëzuar për sukseset e deritashme në boks.

Presidentja Osmani ka veçuar arritjet e mërgatës sonë në shumë sfera, duke përfshirë edhe sportin dhe ka potencuar se kjo është në funksion të imazhit pozitiv të Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për mbështetjen më të madhe ndaj vajzave boksiere, për të cilën gjë ka shfaqur gatishmëri edhe boksieri Krasniqi.

Presidentja Osmani i ka uruar boksierit Krasniqi sukses në përballjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe ka theksuar se sukseset e sportistëve kosovarë janë mburrje për Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.