Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.
Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Presidentja Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së. Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.