presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Në takim me  ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

Presidentja ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.