DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Presidentja Osmani dhe Ambsadori Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke vënë në pah përkushtimin e përbashkët për të avancuar gjithnjë e më shumë demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Në takim diskutuan edhe për hapat e fundit drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, Presidentja Osmani vuri theks të veçantë tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit bilateral në çdo fushë në dobi të qytetarëve dhe më qëllim të konsolidimit të mëtutjeshëm të aleancës së përhershme me SHBA-të.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.