presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për donacionin prej 31 milionë lira (rreth 1 milion dollarë amerikanë) nga Republika e Turqisë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Tutje, në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.