Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë Jonas Westerlund me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian, teksa Presidentja Osmani kërkoi nga Suedia si kryesuese e Presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, ta mbështesë aplikimin e Kosovës.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral, tregtar dhe ekonomik.
Në raport me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv. Megjithatë, sipas Presidentes Osmani këto vendime do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e avancimit të pozitës së personave me nevoja të veçanta.